Shaqiri ‘frikëson’ Mascheranon

Mesfushori i Argjentinës, Javier Mascherano veçon Xherdan Shaqirin si futbollistin më të rrezikshëm të Zvicrës dhe thotë se skuadra e tij duhet të jetë e kujdesshme me kërcënimet nga helvetikët.

Sport

30/06/2014 11:07

“Messi Aplik” i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i freskët pas het-trikut në ndeshjen e fundit kundër Hondurasit, do të takohet me Lionel Messin e vërtetë në fazën eliminatore të Kampionatit botëror.

Shaqiri ka gjatësi të njëjtë me argjentinasin, por ka ende punë për të bërë në mënyrë që të arrijë nivelin e yllit të Barcelonës.

Megjithatë, 22-vjeçari paraqet kërcënon serioz.

“Zvicra është një ekip solid që pëlqen të luajë futboll të mirë dhe ka futbollistë të nivelit të lartë. Shaqiri dhe Haris Seferovic janë në formë të mirë dhe ne duket të jemi të kujdesshëm”, deklaroi mesfushori i Argjentinës, Javier Mascherano.

Argjentina konsiderohet favorite, mirëpo Zvicra ka dëshmuar se është skuadër mjaft kualitative dhe me një Shaqiri në formë si në ndeshjen kundër Hondurasit, Messi me shokë nuk do ta kenë lehtë.

Ballafaqimi Zvicër – Argjentinë, zhvillohet të martën në Arena de Sao Paolo.