Shaqiri flet për Kombëtaren e Kosovës: Po luajnë futboll të bukur, jam krenar me ta

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka folur pas fitores së ekipit të tij në finalen e Superkupës së Evropës.

Sport

15/08/2019 18:09

Ani pse nuk luajti asnjë minutë, reprezentuesi i Zvicrës ishte tejet i lumtur me triumfin e skuadrës së tij.

Shaqiri gjithashtu foli edhe për Kombëtaren e Kosovës, pas një interviste të shkurtër me Radio Televizionin Publik të Kosovës, përcjell lajmi.net.

“Më pëlqen shumë ekipi si po luajnë, e kanë një ekip shumë të ri. Jam krenar që po shkojnë përpara dhe që po e luajnë një futboll të mirë”, tha ai.

YouTube player

Liverpooli mbrëmë fitoi 5-4 me penallti ndaj Chelseat, pasi koha e rregullt u mbyll baras 2-2. /Lajmi.net/