Shaqiri, emër i nxehtë për Juventusin
Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, vazhdon të kërkohet nga Juventus. Ylli kosovar konsiderohet si futbollist ideal për formacionin e ri të Bianconerëve, 4-3-1-2.

Sport
Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë një objektiv i Juventusit.
Kampioni i Italisë tashmë një kohë të gjatë spekulohet se është i interesuar për mesfushorin e Bayern Munichut.
Dhe, sipas mediave italiane, ylli i Përfaqësueses së Zvicrës është një opsion konkret për trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili kërkon një mesfushor me tipare sulmuese për të luajtur në formacionin 4-3-1-2 me të cilin u paraqit në fitoren ndaj Olympiakosit në Ligën e Kampionëve të martën.