Shaqiri dridh Evropën

Xherdan Shaqiri ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e Bayern Munichut rreth mundësisë së largimit nga klubi në janar, raporton “Kicker”. Andaj, ylli kosovar mund të zgjojë interesim të madh anembanë Evropës.

Sport

11/09/2014 11:26

Përkundër spekulimeve të shumta, Xherdan Shaqiri nuk u largua nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, sipas njoftimeve të fundit nga mediat gjermane, ylli kosovar mund të shitet pas rihapjes së tregut të futbollistëve në janar.

“Kicker” raporton se Shaqiri ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e gjigantit bavarez rreth mundësisë së largimit nga klubi gjatë dimrit. Dhe, në rast se lejohet të largohet nga Allianz Arena, Shaqiri do të zgjojë interesim të madh anembanë Evropës.

Liverpool, Juventus, Inter e shumë klube të tjera të mëdha e kërkuan atë në verë dhe do ta kërkojnë sërish edhe në dimër.