Shaqiri dhe Higuain do zgjidhnin problemet e Liverpoolit
Mediat e Liverpoolit kanë raportuar se Xherdan Shaqiri dhe Gonzalo Higuain janë lojtarët të cilët do të mund të zgjidhnin problemet që ka kjo skuadër.
Sport
Mediat angleze më saktësisht ato të Liverpoolit, raportojnë se anësori i Bayernit dhe sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain janë dy lojtarët të cilët duhët të transferohen patjetër në Anfield gjatë janarit.
Ata janë lojtarët të cilët do të zgjidhnin problemet e skuadrës së Brendan Rodgers e cila nuk është në formë të mirë këtë sezon.
Shaqiri nuk është i lumtur te Bayernit, teksa mediat kohëve të fundit janë duke e lidhur atë me një kalim te Juventusit. Sidoqoftë, ai do të përshtatej shumë te loja e Liverpoolit, skuadër kjo që ka nevojë për një mesfushorë të kalibrit të tij.
Në anën tjetër, Higuain është lojtari i cili do të sillte kualitet në sulmin e Liverpoolit, i cili është i zbehur që pas largimit të Luis Suarezit në drejtim të Barcelonës.