Shaqiri: Çka nëse Kosova pranohet në FIFA?

Xherdan Shaqiri ka komentuar mundësinë e angazhimit të tij me Përfaqësuesen e Kosovës nëse Kosova pranohet në të ardhmen nga FIFA.

Sport

07/03/2015 10:20

Xherdan Shaqiri dëshiron që Kosova të pranohet sa më parë nga FIFA. E pastaj, ao do të vendosë për të ardhmen e tij ndërkombëtare.

“Ndryshimi për mua është i mundur, por ta konsideroj tani nuk është e nevojshme për faktin se nuk ka ende një vedim definitiv”, deklaroi Shaqiri për të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport”.

“Por, shpresj që Përfaqësuesja e Kosovës të njihet nga FIFA, në ndërkohë unë në Zvicër ndihem mirë, jam i lumtur, dhe kemi bërë gjëra të mëdha”, u shpreh ai.

“Do të bisedojmë pastaj, por është fakt se në Përfaqësuesen timë të tanishme ndihem shumë mirë”, theksoi përforcimi i ri i Interit.