Shaqiri akuzon Bayernin

Përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri ka pranuar se ishte i pakënaqur në Bayern Munich për shkak të hapësirës së kufizuar për lojë.

Sport

15/01/2015 10:45

Përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri ka bërë të ditur se ishte i pakënaqur në Bayern Munich për shkak të hapësirës së kufizuar për lojë.

Mesfushori kosovar kompletoi transferimin në Inter gjatë javës së kaluar. Por, ai pranoi se nuk ishte i lumtur në Allianz Arena.

“Nuk isha në tërësi i lumtur në Bayern. Kisha nevojë për të luajtur sepse e kjo është e vetmja mënyrë se si mund të tregoj sa vlej”, deklaroi Shaqiri për mediat italiane.

“Por, do të mundohem të shfrytëzoj përvojën që kam fituar në Munich, për të arritur sukses me Interin”, u shpreh ai.