Shaqir Totaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Prizrenit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj ka konfirmuar kandidaturën e tij për kryetar të Prizrenit.

Lajme

08/04/2021 19:21

Totaj tha se për këta e ka përkrahjen e shumë qytetarëve të Prizrenit dhe të degës së PDK-së në Prizren.

“Mendoj se ajo punë ka vetëm se pritet të zyrtarizohet dhe atëherë tek do të fillojmë me plane konkrete me shpalosje të programit të konceptit e kështu me radhë”, tha Totaj në ATV.

Kujtojmë se mbrëmë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka konfirmuar se do të jetë kandidate për t’i hyrë garës për të marrë drejtimin e Prizrenit. /Lajmi.net/