Shaptahoviç: Luajtëm mirë, i falënderoj bashkëlojtarët

Samir Shaptahoviç ka mbetur i kënaqur me lojën e shfaqur nga basketbollistët e Pejës, përkundër humbjes nga Sigal Prishtina.

Sport

30/05/2014 00:30

Basketbolli i Pejës, Samir Shaptahoviç ka mbetur i kënaqur me lojën që e shfaqën basketbollistët verdh e zi, përkundër humbjes 74:65 nga Sigal Prishtina, e cila me këtë rast e fitoi titullin e kampionit në ETC Superligë.

“Kemi luajtur një ndeshje perfekte dhe për këtë i falënderoj basketbollistët tanë. Prishtina tregoi se është skuadër e fortë dhe unë ia uroj titullin e kampionit”, tha basketbollisti shqiptar nga Maqedonia.