Shaptahovic inspiron, Peja fiton

E inspiruar nga një paraqitje fantastike nga Samir Shaptahovic, Peja shënoi fitoren e dytë në kuadër të Ligës Ballkanike duke mposhtur KK Teodon me rezultat 70:66. Plejmejkeri pejan ishte basketbollisti më meritor i kampionit në fuqi të Kosovës në fitoren e mundimshme, por shumë të rëndësishme për ta. Pas përfundimit të pjesës së parë të…

Sport

11/12/2013 19:52

E inspiruar nga një paraqitje fantastike nga Samir Shaptahovic, Peja shënoi fitoren e dytë në kuadër të Ligës Ballkanike duke mposhtur KK Teodon me rezultat 70:66.

Plejmejkeri pejan ishte basketbollisti më meritor i kampionit në fuqi të Kosovës në fitoren e mundimshme, por shumë të rëndësishme për ta.

Pas përfundimit të pjesës së parë të takimit, Peja ishte në disavantazh të thellë me rezultat 24:41, mirëpo u rikthye në lojë falë tresheve të Shaphtahovicit i cili realizoi gjashtë sosh nga 11 tentime dhe udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores së dytë – të njëpasnjëshme – në Ligën Ballkanike.

Shaphtahovic e mbylli ndeshjen me 27 pikë, ndërsa kontribut të madh dha edhe Fred House që shtoi 15.