Shaolin Gang duet me Getoar Selimin?

Shaolin Gang kanë publikuar video pranë Getoar Selimit.

ShowBiz

11/09/2019 08:15

Shaolin Gang kanë publikuar disa video, në të cilat u shfaqën në shoqëri të Getoar Selimit, shkruan lajmi.net.

Ata duket se po kalonin shumë mirë në shoqëri të njëri-tjetrit, ndërsa fansat mendojnë se mes tyre së shpejti mund të shohim një duet.

Një bashkëpunim mes tyre është përfolur tash e një kohë të gjatë, por se a do ta shohim së shpejti atë duet, i mbetet kohës ta tregojë një gjë të tillë.

Për ndryshe, “Ushqim kinez” titullohet projekti i fundit nga Shaolin Gang, të cilën e sollën vetëm në versionin audio. /Lajmi.net/