Shantazhoi viktimën me publikim të fotografive: Arrestohet shtetasi shqiptar në Prishtinë

Njësiti i hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës ka arrestuar Z.M., mashkull 28-vjeç – shtatas i Shqipërisë, i dyshuar për veprat shtrëngim dhe kanosje. Operacioni policor ka ardhur si rrjedhojë e një denoncimi që viktima e rastit ka bërë në polici me datën 23.10.2023. Sipas policisë, i dyshuari e ka mbajtur në lidhje viktimën…

Lajme

20/11/2023 20:40

Njësiti i hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës ka arrestuar Z.M., mashkull 28-vjeç – shtatas i Shqipërisë, i dyshuar për veprat shtrëngim dhe kanosje.

Operacioni policor ka ardhur si rrjedhojë e një denoncimi që viktima e rastit ka bërë në polici me datën 23.10.2023.

Sipas policisë, i dyshuari e ka mbajtur në lidhje viktimën pa vullnetin e saj duke e shantazhuar me publikimin e fotografive.

“Nga hetimi preliminar që policia i ka bërë këtij rasti, është ngritur baza e dyshimit se personi i dyshuar përveç që ka kanosur viktimën i njëjti ka detyruar që të mbajnë një lidhje pa vullnetin e saj duke e shantazhuar me publikimin e disa fotografive”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Personi i dyshuar:-Z.M, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, me vendim të  prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim.