Shantazhohet gjakovarja, arrestohen një grua dhe një burrë
Një grua kosovare ka raportuar në polici se është shantazhuar nga një femër, e cila përmes telefonit i ka kërkuar para duke e kërcënuar se në të kundërtën do të publikonte materiale intime të saj. Pas hetimeve të zhvilluara nga Policia e Kosovës, është arrestuar e dyshuara femër si dhe një mashkull tjetër kosovar i…

Lajme
Një grua kosovare ka raportuar në polici se është shantazhuar nga një femër, e cila përmes telefonit i ka kërkuar para duke e kërcënuar se në të kundërtën do të publikonte materiale intime të saj.
Pas hetimeve të zhvilluara nga Policia e Kosovës, është arrestuar e dyshuara femër si dhe një mashkull tjetër kosovar i përfshirë në rast.
Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është shantazhuar nga një femër e dyshuar e cila përmes telefonit i ka kërkuar viktimës para, në të kundërtën do t’ia publikonte disa gjëra intime. Pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar e dyshuar si dhe një i dyshuar tjetër mashkull kosovar, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.