Shansi i fundit për Suarezin

Legjenda e Liverpoolit, Robbie Fowler ka paralajmëruar Luis Suarezin se ka shansin e fundit të dëshmohet se i kanë lënë incidentet pas tij. Ylli uruguaian pritet të luajë për herë të parë për Liverpoolin pas shërbimit të suspendimit prej dhjetë ndeshjesh moslojë pasi kafshoi mbrojtësin e Chelseas, Branislav Ivanovic. 26-vjeçari ka realizuar 51 gola në…

Sport

25/09/2013 15:30

Legjenda e Liverpoolit, Robbie Fowler ka paralajmëruar Luis Suarezin se ka shansin e fundit të dëshmohet se i kanë lënë incidentet pas tij.

Ylli uruguaian pritet të luajë për herë të parë për Liverpoolin pas shërbimit të suspendimit prej dhjetë ndeshjesh moslojë pasi kafshoi mbrojtësin e Chelseas, Branislav Ivanovic.

26-vjeçari ka realizuar 51 gola në 96 paraqitje për Liverpoolin dhe pritet të startojë kundër Manchester Unitedit në Capital One Cup sonte, duel që gjithmonë është i nxehtë duke konsideruar rivalitetin mes skuadrave.

I pyetur nëse ky do të jetë shansi i fundit për Suarezin me fanellën e Liverpoolit, Fowler tha për BBC Sport: “Pa dyshim. Ai ka zhgënjyer shumë njerëz, përfshirë veten. Klubi gjithmonë ka qëndruar pranë tij, ashtu edhe tifozët e Liverpoolit. Nuk mendoj se do të ketë shumë shanse të tjera por mendoj se nuk do të bëjë më gabime si në të kaluarën”.