Shala: Në Mitrovicë pati ndërhyrje të vrazhdë politike, është manipulu vullneti i qytetarëve
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka folur në lidhje me humbjen e PDK-së në Drenas dhe Mitrovicë. Sa i përket Mitrovicës, Shala, tha se atje ka patur ndërhyrje të vrazhdë, politike edhe institucionale.Deputeti Shala pohoi se në Mitrovicë ka patur manipulim të vullnetit të qytetarëve. “Ne nuk kemi hala rezultat të ligjshëm juridikisht për humbjen…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka folur në lidhje me humbjen e PDK-së në Drenas dhe Mitrovicë.
Sa i përket Mitrovicës, Shala, tha se atje ka patur ndërhyrje të vrazhdë, politike edhe institucionale.Deputeti Shala pohoi se në Mitrovicë ka patur manipulim të vullnetit të qytetarëve.
“Ne nuk kemi hala rezultat të ligjshëm juridikisht për humbjen në Mitrovicë. Ne jemi duke pritur proceset legale, ne kemi ankimuar në instanca legale… ne kemi vërejtjet tona, kemi faktet tona, kemi argumentet tona të dëshmuara që atje ka pas ndërhyrje të vrazhdë, jo teknike por edhe politike edhe institucionale. Një mekanizëm i terë i shtetit ka ndërhy në proces dhe tashmë është e pamohueshme, pa marrë parasysh rezultatin final, që atje nuk ka patur proces normal zgjedhor. Atje ka patur ndërhyrje, një makineri e tërë institucionale, ka patur manipulim të vullnetit të qytetarëve sepse tashmë janë dëshmitë publike edhe në instancat e duhura dhe atje një proces është edhe në duart e organeve të hetuesisë. Ne sigurisht që kemi kërkuar dhe kërkojmë që ai proces të ripërsëritet sepse nuk ka shkuar në vend vullneti i qytetarëve, për të mos thënë është manipuluar skajsmërisht nga instancat politike edhe qeveritare të qeverisë Kurti nën udhëheqjen direkte të tij. Ne presim vendimet e instancave zyrtare” tha Shala në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.