Shala: Mitrovica me infrastrukturë moderne në sport

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, sot ka qëndruar në Mitrovicë, ku ka inspektuar punimet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” dhe ato në Stadiumin “Riza Lushta”.

Lajme

08/02/2016 16:50

 

Sipas kumtesës së MKRS-së, ministri Shala u shpreh i kënaqur me dinamikën e punimeve dhe tha se këto dy objekte janë të një rëndësie të veçantë për sportin. Ai tha se qyteti i Mitrovicës po bëhet me infrakstrukturë bashkëkohore në përputhje me standardet e kërkuara ndërkombëtare, raporton lajmi.net.

Shala tha se renovimi në këto dy stadiume, kanë krijuar kushte më të mira për zhvillimin e mëtejmë të sportit në Mitrovicë dhe në Kosovë.foto1 (1)

Po ashtu, ministri Shala u shpreh se investimet në infrastrukturën sportive në Mitrovicë dhe gjetiu nëpër Kosovë po bëhen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe janë në funksion të përgatitjeve që po bën Kosova para ndërkombëtarizimit përfundimtar të sportit kosovar.

foto2 (1) foto2 foto3 foto4 (2)

MKRS-ja për përmirësimin e infrastrukturës në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” vitin e kaluar ka investuar 400 mijë euro, ndërkaq sivjet në projeksionet buxhetore ka paraparë të investojë 110 mijë sivjet.

Ndërsa për renovimin e Stadiumit “Riza Lushta” deri me tani janë investuar rreth 150 mijë euro.

Në kuadër të vizitës në Mitrovicë, ministri Shala vizitoi edhe Palestrën e Sporteve të këtij qyteti./lajmi.net