Shala: Luajtëm me zemër, na duhet mbështetja e popullit tonë

Kapiteni i Kosovës, Herolind Shala, është deklaruar i kënaqur me paraqitjen e Kosovës.

Sport

14/10/2020 23:07

Shala ka thënë se Kosova ka pasur mundësi ta fitojë ndeshjen ndaj Greqisë, me rastet që ka pasur në këtë ndeshje, shkruan lajmi.net.

“Sot kemi luajtur të gjithë 11-shen dhe ata të kanë luajtur kanë luajtur me zemër. Kemi luftuar si luanë dhe e arritëm qëllimin, kemi mundur të fitojmë sot por jemi të kënaqur me lojën dhe disiplinën”, tha Shala për Superport, përcjell lajmi.net.

“Normal që ata se kanë luajtur sot e kanë bërë punën shumë mirë, kemi funksionuar mirë si ekip dhe kemi luajtur me përqendrim. Jam i kënaqur me djemtë tanë sot”.

“Na duhet vetëm mbështetje sepse vetëm bashkë mund ta kthejmë pozitivitetin dhe gëzimin që e kemi pasur më herët”./Lajmi.net/