Shala: Heshtja e institucioneve, na lë të kuptojmë se pozita po i djeg vet veturat (Video)

 “Qe prej mesit të Shtatorit unë nuk kam marr pjesë asnjëherë në takimet e AKI-së, në vend meje ka qenë deputetja Duda Balje”, tha Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën.

Lajme

14/03/2016 22:49

Deputeti tha se djegia e objektit te Presidencës është veprim i Qeverisë.

Shala vlerësoi se edhe AKI edhe Policia e dijen se kush i bën këto veprime, por si tha ai le të dalin t’i tregojnë, por jo duke anuar nga pushteti.

“Menjëherë kur u  gjuajtën molotovët, drejtori i Policisë dhe disa ministra e drejtuan gishtin kah opozita”, tha ai duke shtuar se kjo ka mundur të zbulohet shumë shpejt me anë të kamerave të policisë.

Për sulmin ndaj shtëpisë se Kryeministrit, Shala tha se kjo ka mund me ndodh edhe nga pakënaqësia e elektoratit të LDK-së për shkak të votimit të Thaçit për President, si tha ai me anë të viktimizimit Kryeministri po mundohet me mbajt  afër elektoratin.

“Po të ishin aktiviste të opozitës, moti ishin kap e ishin akuzuar”, tha Shala duke shtuar se kjo “heshtje” nga institucionet len të kuptojmë se këto veprime janë bërë nga Qeveria.

Me këto veprime, Shala tha se po bllokohet edhe integriteti i vendit

Duke diskutuar për kontrollimin e deputeteve në Kuvend e për skanerin me vlerë 270 mijë euro, Shala tha se ka pasur kontrolle të ashpra, theksoj veprimin e deputetit Rexhep Selimi.

“Partitë opozitare do të dalin me një qëndrim të përbashkët për bojkotim ose jo të Kuvendit, liderët tanë  janë duke diskutuar për  qëndrimet, por në seancën e nesërme Nisma nuk do të merr pjesë ”, tha ai.

Shala i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjese në protestën e 26 Marsit, të thirrur nga opozita.

“Sa më i madh të jetë numri i qytetarëve, aq më ndikim do të ketë për të marrë këta vendimin për dorëheqje”, tha ai duke ju referuar Qeverisë.

YouTube player