Shakohoxha: Shqipëria do t’i fitojë tre pikët
Komentatori i famshëm shqiptar, Dritan Shakohoxha është i bindur se do të jetë Shqipëria ajo që do t’i fitojë tri pikët, më 17 prill kur Gjykata e Kasacionit do të jetë ajo që do të vendos dhe zyrtarisht për fatin e ndeshjes ndaj Serbisë.
Sport
“Shqipëria do të marrë 3 pikët që i takojnë në 17 prill”. Kështu mendon komentatori njohur sportiv Dritan Shakohoxha.
Duke parë vendimin e UEFA-s për t’i dhënë Rusisë tre pikët për ndeshjen me Malin e Zi ku ndodhën trazira të ngjashme me ato të Beogradit, Shakohoxha shpreht i i bindur se Gjykata e Kasacionit do të vendosë në favor të Kombëtares sonë, transmeton albeu.
Kujtojmë që Shqipëria u dënua me humbje 3 me 0 për shkak të mospranimit për të luajtur dhe Gjykata e Apelit konfirmoi këtë vendim.
Nëse do të merrnim tre pikët atëherë Kombëtarja kuqezi do të kalonte në vend të parë në Grupin I me 10 pikë duke kaluar Portugalinë (9) dhe Danimarkën (7).