Shakira e Pique të gatshëm për të ndihmuar
Shakira dhe Gerard Pique, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, mirëpo ata nuk ndalen me aktivitetet e tyre bamirëse…
ShowBiz
Këngëtarja e njohur dhe futbollisti kanë bërë një portret familjar së bashku me djalin Milan, për të ndihmuar në grumbullimin e fondeve për njerëzit e varfër anekënd botës. Iniciativa e tyre ka filluar që nga viti 2013 kur u lindi fëmija i parë dhe që atëherë, çifti angazhohet për t’i ndihmuar UNICEF-it.
“Tash, kur po presim fëmijën tonë të dytë, duam t’i ndihmojmë fëmijët tjerë anekënd botës dhe të kontribuojmë në një zgjidhje më afatgjate për sigurimin e gjësendeve të nevojshme për mbijetesë, për fëmijët që jetojnë në varfëri ekstreme”, ka thënë këngëtarja kolumbiane Shakira. lajmi.net