Shakhtar shet Teixeiran për 50 milionë euro
Mesfushori ofanziv i Shakhtar Donetskut, Alex Teixeira është shumë pranë largimit nga klubi.
Sport
Alex Teixeira do të transferohet në Kinë për 50 milionë euro.
Mesfushori ofanziv i Shakhtar Donetskut kërkohej nga Liverpool gjatë janarit.
Por, klubi ukrainas ka pranuar një ofertë të madhe nga një klub kinez, dhe Teixiera pritet të transferohet në Kinë brenda ditëve të ardhshme, raporton “Calciomercato”, përcjell “Lajmi.net”.
Jiangsu Suning dhe Guangzhou Evergrande kanë transferuar emra të mëdhenj të futbollit evropian gjatë afatit kalimtar dimëror.