“Shake it” sërish kampione në ‘Kënga e Javës’ (VIDEO)

Hiti i padiskutueshëm vazhdon të kryesojë edhe në top listën e lajmi.net.

ShowBiz

24/03/2016 11:30

Është java e dytë me radhë që bashkëpunimi “Shake it” i Etnon me Gemta Ismajlin po kryeson me votat e lexuesve të lajmi.net.

Hiti nuk po njeh konkurrencë as nga këngët më të reja që po dalin, gjë që po e tregon edhe numri i shikimeve në Youtube, që po rritet me të madhe.

Në vendin e dytë këtë javë gjithshtu vazhdon të jetë kënga më e re e 2Ton ‘Ta fali jetën’, kurse bashkëpunimi i Kidës me Ermal Fejzullahun është ngjitur në vendin e tretë.

Këtë javë nga top lista largohen këngët më pak të votuara, ‘1 her! Nga Blero dhe Soulkid dhe “Liri” e Dafina Zeqirit.

Ju mund të votoni KËTU për ndonjë nga propozimet që vazhdojnë të jenë në ‘Kënga e Javës’ ose për këngët e reja që hyjnë këtë javë, “Hitman” nga Capital T” ose “Gone girl” nga 2po2 dhe Flori Mumajesi.

    1. Shake it – Etnon ft. Genta – PN
    2. Ta fali jetën – 2Ton – PN
    3. Mi amore – Kida ft. Ermal Fejzullahu – +1
    4. Sa t’kom dasht – Nora Istrefi – +1
    5.  Bonbon – Era Istrefi – -2
    6. Like Rihanna – Young Zerka – -1
    7. Popullit tim – Cyanide ft. BimBimma – ER
    8. Presion – Dj Blunt ft. Real 1 – -1
    9. 1 her – Blero ft. Soulkid – -1
    10. Liri – Dafina Zeqiri ft. Mixey – ER

PN: Pozitë e pandryshuar nga java paraprake
+: Kënga e pozicionuar më mirë se në javën paraprake
: Kënga e pozicionuar më keq se në javën paraprake
ER: Këngë e re në toplistë

YouTube player

JAVA 20  – VOTO