“Shakaja” e Who Scored: Messi renditet i treti në listën e lojtarëve më në formë në Evropë, lë pas Benzeman
Përkundër një sezoni për t’u harruar, në planin individual, Lionel Messi është vlerësuar si lojtari i tretë më në formë në Evropë gjatë këtij sezoni.

Sport
Një renditje e çuditshme, e bërë nga Whoscored.com, e ka vendosur argjentinasin krahas emrave që shkëlqyen në këtë edicion nëpër ligat respektive.
Gjatë tërë këtij sezoni, Messi e ka gjetur rrugën e golit vetëm katër herë dhe ka asistuar 13 herë, statistika këto dukshëm më të ulëta sesa lojtarët e tjerë të top10-ës së parë, transmeton lajmi.net.
Në vendin e parë në listë është Robert Lewandovski, i prirë nga Kylian Mbappe. Top 3-shja mbyllet me 34-vjeçarin që lë pas futbollistin më në formë aktualisht, Karim Benzeman.
Më poshtë gjeni renditjen e bërë nga WhoScored. /Lajmi.net/