Shajkoci me një ide tjetër kreative, jep bursa për studentët e dalluar

Fshati Shajkoc i Podujevës, njihet për aktivitete të ndryshme. Banorët e këtij fshati herë pas here ndërmarrin aksione bamirëse, pastrimi, por edhe në fushën e arsimit.

Lajme

12/06/2019 16:04

Iniciativa e fundit e banorëve të këtij fshati ka lindur nga mërgata.

Ata kanë vendosur që të  krijojnë një fond për ndarjen e bursave për studentët e dalluar që vijnë nga ky fshat, raporton EO.

Ky është postimi pa ndërhyrje i Mërgatës së këtij fshati:

Mërgata Shajkoci, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës ndanë bursa për studentët e dalluar të fshatit tonë.

Duhet të plotësohen këto kushte:

-Të jetë me vendqëndrim të përhershëm në Shajkoc,

-Të ketë minimumi vitin e parë të përfunduar me të gjitha provimet

-Të ketë notën mesatare mbi 9,0,

Bursa është 500€ në vitë, por do të ipet me këste nga 1 tetori 2019 deri në 1 korrik 2020 për çdo muaj nga 50€.

Studentët të cilët plotësojnë këto kushte deri me 12 gushtë 2019 do ta ken të garantuar bursën, pas ksaj date nuk vlen për vitin shkollorë akademik 2019/2020.

Dihet që janë kritere të larta për momentin, por këto janë mundësitë tona, nëse rritet fondi i ,,Mërgatës Shajkoci“ shpresojmë ta zbusim edhe kriterin e dhënës së bursave.

Çdo donatorë që lajmërohet për ngritjen e nivelit të arsimimit të rinisë tonë është i mirë se ardhur.

Karlsruhe, 12.06.2019