Shailene Woodley mohon lidhjen me Ansel Elgort

Yjet e filmit 'The Fault in our Stars' nuk janë në lidhje romantike në fund të fundit.

ShowBiz

03/11/2014 21:11

Shailene Woodley dhe Ansel Elgort kanë shkëlqyer në performancën e tyre në njërin ndër filmat më të suksesshëm të këtij viti, ‘The fault in our stars’.

Dhe me gjithë paraqitjet e tyre si shumë të afërt në premierat e filmit dhe tërheqjes në film si çift, jashtë tij përsëri vazhdon lidhja motër-vëlla mes tyre.

Kështu ka treguar Shailene në një intervistë, ku ka thënë:’Ne e kemi filluar lidhjen si motër e vëlla në filmin ‘Divergent’, më pas kemi pasur lidhje romantike në ‘The Fault’ e tani përsëri jemi kthyer te lidhja motër-vëlla, pasi kemi filluar xhirimet e pjesës së dytë të ‘Divergent’.

Ditët e fundit kanë qarkulluar fjalët se dyshja janë në lidhje romantike pasi Ansel, i cili ka luajtur rolin e Augustus në film, është ndarë nga e dashura e tij me të cilën ishte në lidhje një kohë të gjatë.