Shaban Syla nga Burgu i Dubravës ka folur rreth konfliktit që ka ndodhur dje në fshatin Nekoc të Drenasit e si pasojë një person ka mbetur i vrarë. I dyshuari kryesor për këtë rast po besohet të jetë djali i Shabanit, Leutrimi. Ky i fundit bashkë me disa persona të tjerë gjenden në arrati. Por, garanci se të apostrofuarit e përfshirë në konflikt do t’i dorëzohen shpejtë policisë po jep i dënuari për tentim vrasje në vitin 2012, Shaban Syla. Ai nga burgu ka folur rreth historisë së konfliktit me familjen Demiri të cilës dje dyshohet se iu vra një familjar. E nga familja Demiri ku mbeti i vrarë Qamil Demiri rreth 50-vjeçar, nuk kanë dashur që të deklarohen për mediat.
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed