S’fitoi asnjë komunë pa balotazh, Kurti shprehet “fort i kënaqur” që ka arritur balotazhin në disa komuna

Kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur në konferencë për media për zgjedhjet e djeshme dhe rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje që nuk fitoi në asnjë komunë pa balotazh.

Lajme

18/10/2021 14:01

Ky subjekt politik ka shkuar në balotazh në disa komuna të Kosovës por asnjë nuk e ka fituar pa balotazh, shkruan lajmi.net.

Megjithkëtë Kurti është shprehur shumë i kënaqur me rezultatin.

“Dje u mbajtën zgjedhjet lokale nëpër komunat e Kosovës,a to ishin të lira, demokratike dhe fer, pa ndonjë incident të theksuar. Megjithatë të gjitha ankesat do të trajtohen nga organet përkatesë. Si kryeministër i Kosovës jam krenar që kishim miq nga BE që vëzhguan edhe demokracinë tonë që mund të shërbejë si shembull për vendet e rajonit dhe jo vetëm. Ata panë që përveç xhudos, filmit dhe programit të vaksinimit, Kosova shkëlqen edhe me organizimin e procesit zgjedhor. Si kryetar i LVV jam shumë i kënaqur të shoh kaq shumë kandidatë tanë në balotazh. Njësoj siç jam i kënaqur me nivelin e besimit të dhënë asamblistëve tanë gjithandej Kosovës. Ky është shans që të flasim e diskutojmë me qytetarët e Kosovës se si t’i mbrojmë e avancojmë ta arriturat mbi luftën ndaj korrupsionit.”, tha Kurti. /Lajmi.net/