Sfinksi” zbukuron Durrësin (Foto)

Në kantierin e "Sfinksit" në Durrës është duke u ndërtuar një shëtitore e re, apo vazhdim i shëtitores së qytetit, hapësirë kjo e cila deri më tani pothuajse e tëra ishte e mbuluar nga mbeturinat.

Lajme

07/05/2015 15:15

Me rastin vizitës në Durrës dhe prezantimin e kandidatit socialist për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, kryeministri shqiptar, Edi Rama, vizitoi ndërtimin e kësaj hapësire të re publike.

“Në Durrës në kantierin e ‘Sfinksit’, në fund të shëtitores së qytetit buzë detit, në vend të dheut e të plehrave, po krijohet një hapësirë fantastike publike për qytetarët e të gjitha moshave, vizitorët e shumtë nga Tirana, e gjithë Shqipëria, si edhe turistët”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.

“Kjo hapësirë rrit shumë potencialin e zhvillimit të biznesit, të shërbimeve në qytet, si edhe shënjon një hap tjetër të rëndësishëm drejt transformimit të Durrësit që ka hyrë në një faze të re zhvillimi të shpejtë, pas braktisjes totale shumëvjeçare nga ish qeveria demokratike në Tiranë”.