Sezoni i ri i “The Voice”, urimi i Sarës për Ledionin: Thefsh këmbën! (Foto)

Kanë mbetur vetëm pak ditë që trashëgimtarja e njohur Sara Hoxha të bëhet nënë.

ShowBiz

02/12/2016 11:42

Teksa ajo e shijon këtë periudhë të ëmbël në jetën e saj, Ledioni njeriu i zemrës së saj, duhet t’i rikthehet ekranit me sezonin e ri të The Voice of Albania.

Në përgatitjet e fundit të të gjithë produksionit dhe të xhirimit të puntatave të para, nuk mund të mungonte edhe urimi special i Sarës.

Me një mesazh unik dhe një buqetë me trëndafila të bardhë, Sara i ka uruar sezon të mbarë Ledionit, transmeton shqiptarja.

“Liu, thefsh këmbën dhe urime për gjithçka! Mos ndalo kurrë së qeni kaq punëtor. Gjithnjë me dashuri, S.”

Besojmë se pas këtij urimi Ledionit sigurisht që do i ecë mbarë çdo gjë.