Sevilla s’e duron humbjen nga Getafe, e shkarkon trajnerin Sampaoli

Sevilla e ka shkarkuar zyrtarisht Jorge Sampaolin nga posti i trajnerit të skuadrës. Ky shkarkim vjen pas humbjes nga Getafe në ndeshjen e fundit në La Liga, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfimuar Sevilla me anë të një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare. “Sevilla FC ka shkarkuar sot Jorge Sampaolin nga detyrat e tij.…

Sport

21/03/2023 13:03

Sevilla e ka shkarkuar zyrtarisht Jorge Sampaolin nga posti i trajnerit të skuadrës.

Ky shkarkim vjen pas humbjes nga Getafe në ndeshjen e fundit në La Liga, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfimuar Sevilla me anë të një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.

“Sevilla FC ka shkarkuar sot Jorge Sampaolin nga detyrat e tij. Pas humbjes së djeshme në Getafe, e cila e lë skuadrën pak mbi zonën e rënies, klubi ka vendosur të ndahet me trajnerin argjentinas përpara pushimeve ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e klubit andaluzian.


Sampaoli drejtoi Sevillan në 31 ndeshje që kur mori drejtimin nga Julen Lopeteguei.

Klubi andaluzian ka njoftuar se po punon për ta zëvendësuar Sampaolin.

Sevilla pas 26 ndeshjeve të zhvilluar këtë edicion në La Liga ka grumbulluar 28 pikë dhe zë vendin e 14-të./Lajmi.net/