Sevilla – Roma, publikohen kuotat e “çmendura” për finalen e Ligës së Evropës

Finalja e Ligës së Evropës për këtë edicion do të zhvillohet sonte ndërmjet Sevillës dhe Romës. Stadiumi “Puskas Arena” në kryeqendrën hungareze, në Budapest, do të jetë arenë e përballjes finale që nis nga ora 21:00. Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat e kësaj finaleje. Fitorja e Sevillas llogaritet me kuotën…

Sport

31/05/2023 10:22

Finalja e Ligës së Evropës për këtë edicion do të zhvillohet sonte ndërmjet Sevillës dhe Romës.

Stadiumi “Puskas Arena” në kryeqendrën hungareze, në Budapest, do të jetë arenë e përballjes finale që nis nga ora 21:00.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat e kësaj finaleje.

Fitorja e Sevillas llogaritet me kuotën 2.90, barazimi 2.90, ndërsa për fitoren e Romës kuota është 2.75.

Skuadra më e suksesshme në historinë e kësaj gare, Sevilla ka rastin për të ngritur trofeun për herë të 7-të.

Por, misioni është i vështirësisë maksimale, përballë është Jose Mourinhos me armatën verdhekuqe, që pas suksesit një vit më parë në Tiranë në finalen e Ligës së Konferencës, kërkon t’i dhurojë skuadrës së “qytetit të përjetshëm” një tjetër trofe evropian.

Nëse triumfon, Mourinho do të bëhej i pari trajner që e fiton këtë garë me tri skuadra të ndryshme, pasi ja ka dalë me Porton në 2003 dhe me Manchester Unitedin në 2017-ën./Lajmi.net/