Sevilla po punon për ta shitur kartonin e Kounde – Barcelona favorite

Barcelona ka marrë një lajm të mirë nga Andaluzia.

Sport

04/07/2022 22:31

Skuadra e Sevilla po punon për të shitur kartonin e mbrojtësit francez, Jules Kounde.

Lojtari është i kërkuar nga Barcelona dhe këta të fundit kanë filluar menjëherë kalkulimet.

Në Spanjë raportohet se Sevilla kërkon 65 milionë euro për kartonin e lojtarit, përcjell lajmi.net.

Lojtari ka vendosur fatin e tij në duart e agjentit Jorge Mendes.

Ky i fundit së fundmi ka pasur një takim me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta. Besohet se edhe rasti i Kounde është diskutuar. /Lajmi.net/