“Sevilla po aq e mirë sa Barcelona dhe Real Madridi”
Mesfushori i Bayern Munich, Javi Martinez, ka apeluar te skuadra e tij që të jenë të kujdesshëm në sfidën ndaj Sevillas.

Sport
Bayern Munich dhe Sevilla do të takohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ndoshta njerëzit mendojnë se ata nuk janë të mirë sa Barcelona apo Real Madrid, por unë mendoj se janë”, ka deklaruar Martinez për ‘ESPN’.
“Nëse ne nuk jemi 100 për qind në formë, ata mund të na mposhtin. United është shembulli më i mirë. Mendoj se Sevilla e ka merituar t’i fitoi të dy ndeshjet, në Sevillë dhe Mançester”./Lajmi.net/