Sevilla me ofertë për Ramosin

Klubi spanjoll, Sevilla ka shprehur interesim për mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Sport

11/06/2021 16:14

Sipas ‘El Primer Palo’, Sevilla i ka ofruar Ramosit kontratë pesë-vjeçare, transmeton lajmi.net.

Ramosi, është në muajin e fundit të kontratës me Real Madridin, dhe mund të bashkohet me Sevillan si futbollist i lirë.

35- vjeçari, ishte pjesë e Sevillas edhe gjatë viteve 2002-2005, pastaj u bashkua me “Madrilenët”. /Lajmi.net/