Sevilla e gjen zëvendësuesin e Sampaolit, zyrtarizon trajnerin spanjoll

Sevilla e ka emëruar zyrtarisht në postin e kryetrajnerit Jose Luis Mendilibar. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit andaluzian në rrjetet sociale. Mendilibar do ta drejtojë skuadrën e Sevillës deri në fund të këtij edicioni. Ai do ta zëvendësojë trajnerin Jorge Sampaolin që u shkarkua gjatë ditës së martë (sot). “Sevilla FC dhe…

Sport

21/03/2023 17:49

Sevilla e ka emëruar zyrtarisht në postin e kryetrajnerit Jose Luis Mendilibar.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit andaluzian në rrjetet sociale.

Mendilibar do ta drejtojë skuadrën e Sevillës deri në fund të këtij edicioni.

Ai do ta zëvendësojë trajnerin Jorge Sampaolin që u shkarkua gjatë ditës së martë (sot).

“Sevilla FC dhe José Luis Mendilibar kanë arritur marrëveshje që trajneri bask të bëhet trajneri i ri i skuadrës së Nervionense. Ai nënshkruan deri më 30 qershor dhe këtë pasdite do të drejtojë seancën e tij të parë në José Ramón Cisneros Palacios Sports City” – thuhet në njoftimin e Sevillas./Lajmi.net/