Seveni e quajti ‘bërllok’, ja çfarë bën Noizy

Seven Saraçi përmes disa postimeve njoftoi fansat se kënga “Si me kon zezake” më nuk gjendet në kanalin YouTube, kjo ngase Noizy e ka fshirë.

ShowBiz

22/04/2019 12:40

Seveni kishte reaguar ashpër duke e quajtu ‘bërllok’ Noizyn, por pyeste se përse i është hidhëruar, shkruan lajmi.net.

“Është qesharake sepse për këtë këngë kam punuar dhe është supozuar të jetë singli im (pa duet). Por, Noizy një herë e dëgjoi këngën dhe i pëlqeu. Investova gjithçka në projekt dhe tani pas gjithë këtyre viteve ti e fshive”.

Ai madje bëri të ditur që është duke punuar në Los Angeles për albumin debutues në tregun amerikan.

Noizy nuk është marrë me këto postime, ai publikoi një video në Instagram, në të cilën shihet në studio muzikore, duke përgatitur hitin e radhës.

“S’ka gjumë dhe vazhdoj të godas këtë k**vë”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/