Seven Saraqi vjen me një baladë!

Seven Saraqi, djaloshi nga Amerika, i cili po punon me shumë emra të njohur të estradës sonë, tani vjen me një projekt të ri, një këngë baladë, së cilës është duke ia realizuar edhe videoklipin. Kënga është punuar nga Big Bang Beats dhe klipi është duke u xhiruar nga produksioni Imagine dhe është balada e…

ShowBiz

24/02/2014 12:56

Seven Saraqi, djaloshi nga Amerika, i cili po punon me shumë emra të njohur të estradës sonë, tani vjen me një projekt të ri, një këngë baladë, së cilës është duke ia realizuar edhe videoklipin.

Kënga është punuar nga Big Bang Beats dhe klipi është duke u xhiruar nga produksioni Imagine dhe është balada e parë pas disa projekteve ritmike, që janë edhe specialitet i tij.

Ndër këngët më të njohura të tij është ‘Mos Shko’, që ka qenë një ndër hitet e verës 2011 si dhe disa bashkëpunime me artistë të vendit.

Përpos këngës, Seveni po punon edhe për albumit e tij të ri, për detajet e së cilit ende nuk dihet shumë.

Megjithatë, ai e ka postuar në fund të vitit të kaluar një këngë me të cilën ka paralajmëruar albumin, një baladë shumë të bukur në anglisht, e që është bashkëpunim me Faton Macula në kitarë, ‘Where did you go’.