Seven Saraçi zbulon sekuenca nga kënga e re

Seven Saraçi në vitin 2020 pritet të sjellë një seri këngësh.

ShowBiz

10/12/2019 08:40

Seven Saraçi ka kohë që po paralajmëron këngë të reja për fansat e tij, dhe si duket 2020-ta do jetë një vit i madh për këngëtarin i cili pritet të vijë me disa projekte, shkruan lajmi.net.

Ai gjatë mbrëmjes ka publikuar disa postime në Instastory, ku ka zbuluar një pjesë të këngës së tij të re.

Kujtojmë se kënga e fundit e publikuar në Youtube nga Seven është bashkëpunimi me Tunën ‘Maria’ një këngë kjo shumë e pëlqyer nga publiku. /Lajmi.net/