Setien zbulon listën me të ftuarit për ndeshjen ndaj Granada – këta janë të grumbulluarit e parë

Quique Setien ka zbuluar listën me të ftuarit për ndeshjen kundër Granada.

Sport

19/01/2020 14:04

Barcelona do të ketë sonte testin e parë në ‘epokën Setien’, kur në ‘Camp Nou’ pret Granadën, transmeton lajmi.net.

Për këtë ndeshje, katalanët nuk do të kenë shërbimet e lojtarëve si Luis Suarez, Frenkie de Jong, Ousmane Dembele e Arthur.

Por, Setien pritet të mos ketë shumë telashe për zëvendësimin e tyre.

Sipas disa raportimeve, do të jenë Riqui Puig dhe Ansu Fati ata që do të zëvendësojnë Suarez e De Jong.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën me të ftuarit e Quique Setien. /Lajmi.net/