Setien: Real Madrid? Ne shqetësohemi vetëm për veten tonë

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka refuzuar të flas për Real Madridin, pas ndeshjes kundër Espanyol.

Sport

09/07/2020 08:22

Barcelona me fitoren kundër Espanyol, ka ngushtuar në vetëm një pikë distancën me Real Madridin, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Setien ka thënë se Barcelona shqetësohet vetëm për veten e saj, dhe jo se çfarë bëjnë të tjerët.

“Nuk është puna e jonë”, u përgjigj Setien kur u pyet për Real Madridin dhe ndeshjet e tyre, përcjell lajmi.net.

“Ne duhet të shqetësohemi për veten tonë. Çfarë do të bëj Reali do të shohim”./Lajmi.net/