Setien personi i parë që deklarohet nga Barcelona rreth spekulimeve për Messin

Quique Setien është personi i parë nga Barcelona që flet pas spekulimeve për largimin e Lionel Messit.

Sport

04/07/2020 12:25

Ylli argjentinas ka qenë në qendër të vëmendjes ditën e premte, pas publikimit të lajmeve se është ngopur te Barcelona në mungesë të një projekti fitues, dhe se po kërkon largimin.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes me Villarreal, dhe sigurisht pyetjes rreth Messit, nuk ka mundur t’i ikë.

“Unë nuk dua të spekuloj në këtë gjë”, është përgjigjur Setien, përcjell lajmi.net.

“Nuk kam dëgjuar asgjë prej tij. Nuk kam çfarë të them, nuk është misioni im”.

“Unë e shoh mirë Leon, të gjitha janë spekulime”./Lajmi.net/