Setien: Napoli kundërshtar i vështirë për Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, është mahnitur nga fitorja e Napolit në Kupën e Italisë kundër Juventusit.

Sport

18/06/2020 16:45

Napoli fitoi titullin e gjashtë të Kupës së Italisë, duke e mundur Juventusin pas ekzekutimit të penalltive.

“Ata do të jenë kundërshtarë të fortë dhe nuk do të jetë e lehtë për ne”, ka deklaruar Setien, përcjell lajmi.net.

“Napoli bëri paraqitje të mirë në Kupën e Italisë, e po ashtu na bënë që të punojmë shumë në ndeshjen e parë”.

“Ata e bënë ndeshjen shumë të ndërlikuar për ne, dhe nuk do të jetë e lehtë, por do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”.

Barcelona dhe Napoli kanë për të luajtur ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, e vlefshme për fazën 1/16, me ndeshjen e parë që në Itali ka përfunduar 1:1./Lajmi.net/