Setien: Messi ka nevojë për intervenim pas përplasjes me Koulibaly

Quique Setien ka dhënë të rejat lidhur me Lionel Messi.

Sport

09/08/2020 08:03

Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, ka pësuar mbrëmë një goditje të rëndë në duelin me Kalidou Koulibaly.

Lidhur me këtë ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Quique Setien, i cili ka thënë se anëtari i Barcës ka nevojë për tretman.

Gjithsesi, trajneri ka qetësuar tifozët duke thënë se Messi nuk është në rrezik për ndeshjen ndaj Bayern Munich.

“Ai mori goditje të fortë, por duket mirë. Do të duhet trajtim, por nuk mendoj se do të jetë problem”, ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.

“Do të jetë ndeshje e vësthirë. Ata kaluan përpara me gjashtë gola epërsi. Janë skuadër e mrekullueshme dhe do të jetë ndeshje e shkëlqyer”, ka shtuar trajneri i Barcelonës.

Lionel Messi ndërkohë mbrëmë është përkujdesur për një paraqitje të llojit që vetëm ai di t’i bëjë. Argjentinasi ndihmoi skuadrën për të kaluar tutje, duke shënuar një gol si dhe fituar një penallti. /Lajmi.net/