Setien i pakënaqur me Vidal, ka një këshillë për të

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, duket se nuk është i kënaqur me Arturo Vidal.

Sport

24/01/2020 23:27

Ardhja e trajnerit të ri në krye të stolit të Barcelonës duket se nuk do të jetë e frytshme për yllin kilian, i cili mund të ketë probleme të kuptojë kërkesat e reja.

Setien nuk është i kënaqur me kontributin e Vidal për skuadrën, duke thënë se ai nuk e kupton akoma rrolin e tij.

“Dua lojtar komplet, të cilët bëjnë atë që unë iu them të bëjnë. Nëse ata e bëjnë mirë… Vidal luan rrolin e mesfushorit, por ai duhet të jetë inteligjent dhe të kuptojë kur duhet të mbështesë skuadrën” ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.

“Dua që ai të kuptojë pozitën e tij dhe të shkojë mirë me pjesën tjetër të skuadrës” ka shtuar Quique.

Vidal është një nga lojtarët që ishte në mesin e të preferuarve të Ernesto Valverde, por tashmë situata mund të ndryshojë për të. /Lajmi.net/