Setien i kundërpërgjigjet Messit, lidhur me Ligën e Kampionëve: Jemi të bindur se mund ta fitojmë

Quique Setien i është kundër përgjigjur Lionel Messit, për komentet që argjentinasi ka dhënë lidhur me Ligën e Kampionëve.

Sport

23/05/2020 22:15

Messi, ditë më parë, befasonte me një deklaratë duke thënë se Barca nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve nëse vazhdon me paraqitjet që kishte para suspendimit të sezonit.

Lidhur me këto ka komentuar Setien, i cili ka thënë se skuadra e Barcelonës mund ta fitojë trofeun më prestigjioz në futbollin evropian për klube.

“Fjalët e Messi kanë nxitur debat të madh”, ka thënë trajneri i Barcelonës, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi të bindur se mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Ne duhet të përmirësojmë disa gjëra, por pa dyshim, ne jemi të bindur se skuadra ka potencialin për të triumfuar”, ka shtuar Setien.

“Ne mund ta fitojmë. Jemi të bindur që mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve, sigurisht që mundemi”, ishin fjalët e ish trajnerit të Betis.

Barcelona duhet të tejkalojë Napolin, skuadër me të cilën në ndeshjen e parë luajti baras. Ndeshja e dytë luhet në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/