Setien flet për përballjen me Napoli, i lumtur që ndeshja do të luhet në ‘Camp Nou’

Quique Setien ka dhënë komentet e tij për ndeshjen Barcelona – Napoli.

Sport

10/07/2020 17:16

Ndeshja e dytë e fazës së 1/16-ës së finales në Ligën e Kampionëve, mes Barcelona dhe Napoli, do të luhet më 8 gusht, në ‘Camp Nou’.

Fakti që kjo ndeshje do të luhet në shtëpinë e katalanëve, sipas Quique Setien është një ndihmë e madhe.

“Ne tani e dimë që do të luajmë në shtëpi, gjë që mendoj se është diçka korrekte”, ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.

“Sa për shortin, nuk kam pasur pritshmëri. Mendoj se është e rëndësishme që të fokusohemi në ndeshjen kundër Napoli, që është kyçe”, ka shtuar trajneri i Barcës.

Barcelona nuk arrinte më shumë sesa një barazim në ndeshejn e parë në ‘San Paolo’ kundër Napoli.

Gjithçka mbetet të vendoset në ‘Camp Nou’, sa i përket skuadrës që kalon në fazën çerekfinale. /Lajmi.net/