Serwer: Nuk besoj që Beogradi është i gatshëm për reciprocitet

 Analisti amerikan, Daniel Serwer, në dymbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka thënë se nuk ka shumë vende të cilat kanë arritur më shumë gjatë 12 viteve të ekzistimit të tyre.

Lajme

17/02/2020 23:31

Duke treguar se për asnjë shtet nuk mund të thuhet se është plotësisht stabil, Serveri potencon se së fundmi në Kosovë është formuar një qeveri e re demokratike.

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, vlerëson se Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta ndryshojë qasjen e Kosovës ndaj Serbisë.

“Kryeministri Kurti e ka sqaruar se do të kërkojë që marrëdhëniet me Serbinë të bazohen në reciprocitet. Unë nuk jam i sigurt që Beogradi është i gatshëm për këtë, megjithëse mendoj se Kurti me të drejtë e kërkon këtë. Nuk pres ndonjë lëvizje në marrëdhëniet mes dy palëve deri në përfundimin e zgjedhjeve parlamentare të prillit në Serbi “, tha Serwer për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Serwer përmend  korrupsionin si një nga problemet më të mëdha në Kosovën bashkëkohore, me të cilin, siç thotë ai, po përballen edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Prokurimi jo-transparent i qeverisë dhe nepotizmi veprojnë si problemet më të mëdha të shoqërisë kosovare. Unë pres që autoritetet e reja të Kosovës t’i adresojnë këto çështje në mënyrën më të mirë të mundshme – për të eleminuar privilegjet e prezantuara nga paraardhësit e tyre gjatë kohës që ishin në pushtet. Gjithashtu, Kosova po përballet me përpjekje aktive për të minuar institucionet dhe strukturat, të cilat po zbatohen nga fqinji i saj më i madh dhe më i fuqishëm, Serbia. Fushata që Serbia po zhvillon, që synon tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, si dhe kërkimin për të mbajtur kontrollin politik mbi serbët që jetojnë në territorin e Kosovës, janë pengesa serioze, “thotë Server, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse ky është viti në të cilin Kosova do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, Interpolit dhe UNESCO-s, Serveri tha se kjo është e paqartë duke pasur parasysh kundërshtimin e Serbisë dhe Rusisë.

“Çështja e anëtarësimit në Interpol dhe UNESCO mund të zgjidhet brenda një ore – nëse Serbia bie dakord. Unë mendoj se ajo duhet ta bëjë një gjë të tillë. Kur bëhet fjalë për Kombet e Bashkuara, është një çështje shumë më e vështirë, sepse, përveç Beogradit, Moska do të përpiqet ta materializojë shtrenjtë nga Uashingtoni. Gjë të cilën Uashingtoni nuk do të dëshirojë ta bëjë “, tha mes tjerash Serëer. /Lajmi.net/