Sërish vjen marsi, por me President të ri

“Kemi një marrëveshje shumë serioze mes PDK-së dhe LDK-së. Më së largu me 5 mars unë do të jem president i Kosovës”, ka thënë Thaçi në Prizren.

Lajme

05/02/2016 16:55

Lideri i PDK-së Hashim Thaçi është i bindur se do të zgjedhet president i Kosovës. Ai thotë se ko do të ndodhë më së largu deri me 5 mars të këtij viti.

“Kemi një marrëveshje shumë serioze mes PDK-së dhe LDK-së. Më së largu me 5 mars unë do të jem president i Kosovës”, ka thënë Thaçi për RTV Besa,transmeton PrizrenPress.

Thaci ka qëndruar mbrëmë në Prizren. Ai është takuar me Grupin “6 Plus” të Prizrenit.

Lideri i KDTP-së Mahir Jagxhillar, i ka dhënë mbështetje Thaçit, për t’u zgedhur president i Kosovës.

“Ne do ta votojmë Hashim Thaçin”, ka thënë Jagxhillar.

Edhe Qerim Bajrami deputet i Parlamentit të Kosovës nga VAKAT, tha se do të votojnë Hashim Thaçin për president të Kosovës.

Ndërkaq, Hashim Thaçi edhe njëherë ka apeluar tek të gjitha partië e politike, se forma e vetme për të ardhur në pushtet është vetëm kutia e votimit./lajmi.net