Sërish tërmet në Adriatik, jo shumë kilometra larg Tiranës

Ndonëse në shkallë më të vogla, lëkundjet e tërmetit po vazhdojnë ende në detin Adriatik.

Lajme

21/09/2019 21:46

38 kilometra në perëndim të Tiranës, është raportuar për një tërmet të ri, me shkallë prej 3.2 Rihter, shkruan lajmi.net.

Këto janë lëkundjet e fundit të cilat pritet të vazhdojnë gjatë gjithë natës në Tiranë.

Ndërkohë, është raportuar për dëme të shumta materiale në  Tiranë e Durrës.

Po ashtu, ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se nga lëkundjet, 68 persona kanë mbetur të lënduar. /Lajmi.net/