Sërish sulm me armë kimike në Siri? (Video)

Aktivistë të opozitës siriane kanë postuar një video për çfarë thonë të jetë gaz klori i cili lundron nëpër rrugët e një fshati.

Bota

23/05/2014 21:27

Këto pamje, sipas tyre janë një fushatë me armë kimike nga presidenti Bashar al-Asad.

Fshati Kfar Zeita, në krahinën qendrore të Hama-s, 125 kilometra në veri të Damaskut, ka qenë epiqendra e asaj që aktivistët dhe mjekët e quajnë sulm dymuajsh në të cilin bombat e gazit të klorit po gjuhen nga helikopterët.

Damasku mohon se forcat besnike të Assad-it të kenë përdorur klor ose gazra të tjera helmuese, duke fajësuar për të gjitha sulmet kimike rebelët që po i luftojnë ata në një kryengritje tash e tre vjet.

Teksti i cili e shoqëron videon, është postuar të enjten nga një përdorues të quajtur Mustapha Xhemat, i cili tha se është filmuar të enjten në Kfar Zeita nga Komisioni Revolucionar i Përgjithshëm, një grup ky opozitar.